Rritja e tarifave për automjetet elektrike kineze në SHBA, reagon Kina: Kjo do të ndikojë seriozisht marrëdhëniet tona

14/05/2024 22:43
Wang Wenbin, zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze

Kina është zotuar të mbrojë me vendosmëri interesat e saj përballë tarifave të reja të mëdha amerikane dhe paralajmëroi se barrierat tregtare do të ndikojnë në marrëdhëniet më të gjera midis dy superfuqive ekonomike.

Presidenti Joe Biden njoftoi të martën se tarifat për importet me vlerë 18 miliardë dollarë të automjeteve elektrike kineze dhe një sërë produktesh të tjera do të rriten gjatë dy viteve të ardhshme.

Shtëpia e Bardhë tha se masat ishin krijuar për të mbrojtur punëtorët dhe bizneset amerikane përballë praktikave të padrejta tregtare të Kinës, duke përfshirë “përmbytjen” e tregjeve globale me eksporte artificialisht me çmime të ulëta.

“Kina kundërshton me vendosmëri” tarifat e reja, tha në një deklaratë Ministria e Tregtisë e vendit.

“Rritja e tarifave nga Shtetet e Bashkuara bie ndesh me angazhimin e Presidentit Joe Biden për të ‘frenuar zhvillimin e Kinës’ dhe për të mos prishur marrëdhëniet mes dy vendeve. Ky veprim do ndikojë seriozisht në bashkëpunimin dypalësh”- thuhet më tej në deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA