E trishtë/ Helmohen qentë në Vlorë, dhjetëra kafshë endacake dhe shtëpiake ngordhën brenda 24 orëve

14/05/2024 15:47

Top Channel raportoi një ditë më parë për rrezikun nga qentë endacakë në Vlorë, por zgjidhja që kanë gjetur disa persona, është brutale.

Në qytetin bregdetar, ka nisur helmimi i këtyre kafshëve. Dyshohet se në shumë zona të qytetit janë hedhur produkte ushqimore të helmuara nga njerëz të paidentifikuar. Për pasojë, në 24 orët e fundit, kanë ngordhur dhjetëra qen endacakë, por edhe shtëpiakë, në zona të ndryshme.

Një ditë më parë, Top Channel raportoi se gati 3 persona në ditë kërkojnë ndihmë në spitalin e Vlorës nga kafshimi i qenve.  Shpesh turistët vënë veten në rrezik duke ndaluar për t’i fotografuar qentë duke menduar se janë të sterilizuar dhe jo agresivë.

Top Channel