22/11 07:20
E ftuar sot në Top Albania Radio, Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka zbuluar planet e saj e shumë të tjera. Kë sheh ish-banorja fitues?
“Kam menduar gjithmonë që Juli dhe shpresoj me zemër që Deda. Mendoj ose Juli dhe Romeo ose Juli dhe Meritoni në dyshen finale…“-u shpreh Rike.
Përtej lojës, Rikja u shpreh edhe për fillimet e vështira në Itali, duke kujtuar se është bullizuar.
“Patjetër që po, jam bullizuar. Madje kam ndërruar dhe shkollën për këtë arsye, e kam përjetuar shumë… Kur hanim bukë, asnjë nuk rrinte me ’emigranten’ dhe kur u rrita dhe u bëra vajzë e këndshme më ftonin për kafe dhe refuzoja…”.
Top Channel