Ilnisa ka pranuar në rubrikën “Mos i bjer me top” për Ronaldo Sharkën se pas daljes nga BBV3 do i futet politikës.
Ajo nuk dha detaje, por e konfirmoi se së shpejti mund ta shohim atë si politikane.
Ronaldo Sharka: Çfarë do ndodhë me ty pasi dole nga Big Brother?
Ilnisa: Kam disa projekte të mira, në kokë kam shumë gjëra. Po shkruaj për momentin.
Ronaldo Sharka: Politikën e ke menduar ndonjëherë si opsion?
Ilnisa: Shiko se ti di diçka që bën këtë pyetje, por unë jam shumë e lumtur që ti je special në kanalet e informimit. Më vjen mirë që diçka e tillë sapo u tha në këtë mënyrë pa e publikuar, por duke rrëshqitur. Por ti ke informacion.
Ronaldo Sharka: Ti je në gazetari vetë dhe gazetari i mirë konfirmon.
Ilnisa: Po mesazhi ka shkuar aty ku duhet.
Ronaldo Sharka: Kam dëgjuar gjërat e mia dhe në këtë rast ti…
Ilnisa: Mendoj që mesazhi shkon gjithmonë aty duhet.
Top Channel