Fuqia e grave në punë/ Po zëvendësojnë burrat e ikur në emigrim në disa sektorë

13/05/2024 12:09

Emigracioni i lartë ka bërë ndër të tjera që në disa sektorë, femrat të jenë fuqia punëtore kryesore. Ky perceptim sa vjen e forcohet, thonë ekspertë të punësimit.

 “Në vitet e fundit, prezenca e lartë e femrave në disa pozicione kryesisht që kërkojnë një arsim të lartë, ka qenë fakt për efkte të predispozicionit të tyre për të vazhduar më shumë sesa meshkujt arsimin e lartë. Vitet e fundit ky trend përkthehet dhe lidhet me të tjera arsye dhe fakorë, të tilla si emigracioni ku largohen më shumë meshkutj sesa femrat. Në shqipëri shumë pozicione dhe profesione që deri para ca vitesh janë bërë më shumë nga meshkujt, kryesisht inxhinierit arkitektura apo informatika, sot po preferohëen në masë nga femrat”, tha eksperti i punwsimit Erion Muça.

Treguesit sot thonë se një pjesë e konsiderueshme e vajzave nuk kanë vese dhe janë më pak të pritura drejt tyre sesa meshkujt. Kjo bën që meshkujt mund të neglizhojnë punën, te çedojnë në respektimin e rregullave, përgjegjësive apo orarin e punës, për këto arsye kompanitë tregohen më të kujdesshme në rekrutimet që bëjnë.

Cili është raporti i lindshmërisë mes femrave dhe meshkujve dhe si do të ndikojë më pas në tregun e punës?

“Raporti mes femrave dhe meshkujve lidhur me lindshmërinë, është 1 me 4. Për një mashkull janë 4 femra, të cilat pas disa vitesh do shtojnë numrin e femrave që punojnë në sektorë, duke e bërë më të dukshëm këtë perceptim aktual, ku numri i femrave që punojnë është më i lartë sesa i meshkujve”, tha eksperti.

Top Channel