VIDEO/ I pafat Marash Kumbulla, shkakton autogol në “Marassi”

12/05/2024 16:36

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2.

Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash Kumbulla (titullar) dhe Nedim Bajrami (pankinë), po garon për mbijetesën në Serie A.

I pafat mbrojtësi i kombëtares shqiptare, i cili shkaktoi autogol në minutën e 63’, duke devijuar në portën e tij topin e Ekuban, ish-sulmuesit të Partizanit.

Rezultati është 2-1 për Genoan.

Video e autogolit

Top Channel