Italiano nis punën te Bologna, goditja e parë në merkato pritet të jetë mbrojtësi i Milanit

06/06/2024 09:26

Vincenzo Italiano u emërua si trajneri i ri i Bolognas dhe duket se ka nisur menjëherë punën për të ndërtuar një skuadër që do të bëjë mirë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, klubi i Serie A ka nisur bisedimet me mbrojtësin e Milanit, Alessandro Florenzi.

33-vjeçari italian pritet që ta mbyllë me kuqezinjtë këtë verë duke parë dhe që minutat për të kanë qenë të pakta, teksa mediat konfirmojnë se kampioni i Europës me Italinë e pëlqen një kalim të mundshëm te kuqeblutë.

Nga ana tjetër, Italiano e sheh pjesë të projektit të tij Florenzin, me teknikun që do të ndërtojë një skuadër që të ndërthurë të rinjtë me eksperiencën.

Top Channel