Ylli i sulmit mendon largimin nga Manchester City, gjigandi spanjoll futet menjëherë në garë

06/06/2024 11:38

Julian Alvarez duket se po mendon seriozisht largimin nga Machester City, me yllin argjentinas që nuk e mendon se mund t’i zërë dot vendin Erling Haaland.

Kjo gjë ka zgjuar interesin e klubeve të mëdha europiane, të cilat shohin potencial te 24-vjeçari, i cili shkëlqeu dhe me Argjentinën në Botërorin e Katarit.

Siç bën me dije prestigjiozja spanjolle “Marca”, në garë për të është futur Atletico Madrid. Gjigandi spanjoll është në kërkim të një sulmuesi dhe po e mendon seriozisht transferimin e mundshëm të Alvarez.

Gjithsesi gara nuk do të jetë e lehtë, pasi për argjentinasin ka shfaqur interes dhe PSG, me klubin francez që e sheh Alvarez si zëvendësuesin e duhur të Kylian Mbappe.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta