Video/ Australia “shtang” Turqinë, triumfon me dy gola në Vancouver dhe i bashkohet SHBA-së në krye të Grupit D
Edhe pse fokusi i tij është te Europiani me Shqipërinë, Armando Broja vazhdon të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e Premier League-s.
Në një intervistë të dhënë për “The Athletic”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare la të hapur largimin e tij nga Chelsea, teksa duket se dhe klubi i “Bluve” është gati ta largojë 22-vjeçarin për 25 milionë euro.
Në Angli kanë zbuluar disa emra që kanë shfaqur interes për Brojën dhe mendohet se e ardhmja e tij mund të vazhdojë të jetë në ishull.
Pas Wolves dhe Crystal Palace, një tjetër klub i Premier League-s kërkon shërbimet e 22-vjeçarit kuqezi. Bëhet fjalë për Everton, me klubin nga Liverpuli që e sheh Brojën si zëvendësuesin e duhur të Calvert-Lewin dhe është i gatshëm të ulet në tavolinën e bisedimeve me Chelsea-n.
Gjithashtu, në garë për Brojën janë dhe klube jashtë Anglie si Monaco në Francë dhe Bologna në Itali.
Top Channel