
Për të parandaluar dhunën ndaj grave të gjithë bëjnë thirrje denonconi dhe mos lejoni askënd të ushtrojë dhunë por a funksionojnë mekanizmat mbrojtës sikundër janë përcaktuar në ligj?
“Bashkitë thonë nuk kemi buxhet jemi të varfra. Kanë prioritet vetëm infrastrukturën dhe jo shërbimin social”, tha Ines Xhelili-aktiviste e rrjetit të monitorimit të dhunës.
Gratë e dhunuara kanë prioritet për t’u strehuar nga bashkitë, por sipas Xhelilit nuk janë ato përfituese.
Koordinatorët që referojnë rastet e dhunës nëpër bashki janë të pakët në numër dhe mekanizmat mbrojtës janë selektive në rastet e grave të dhunuara.
Gratë në zonat rurale as e marrin mundimin të denoncojnë pasi nuk dinë dhe as që kanë informacion për mekanizmat mbrojtës.
Top Channel