Mijëra polakë në Varshavë protestojnë ndaj ‘politikave helmuese të klimës’ së Bashkimit Evropian (fotot)

10/05/2024 21:50

Dhjetra mijëra fermerë të zemëruar polakë protestuan sot në qendër të Varshavës kundër politikave të klimës së Bashkimit Evropian dhe kundër qeverisë vendase pro-BE të kryeministrit Donald Tusk.

Marshimi me sloganin “Poshtë Marrëveshja e Gjelbër” e organizuar nga sindikata bujqësore ‘Solidarnost’, dënonte politikat që supozohet ‘të bëjnë bujqësinë më miqësore ndaj ambjentit.’

Fermerët thonin se ato ndërhyjnë me punën e tyre dhe shtojnë kosto të papërballueshme.

“Ne po protestojmë sepse nuk duam të jemi skllevër në tokën tonë,” tha fermerja Grazyna Gasoëska nga lindja e Polonise.

“Sipas kësaj ‘Marrëveshjes së Gjelbër’ ne duhet të kultivojmë vetëm çfarë në thonë ata, dhe kur na thonë ata”, shtoi Gasowska teksa mbante flamurin kombëtar polak të bardhë e të kuq.

Marshimi gjigant ndaloi para zyrës së BE në Vashavë, dhe më pas para parlamentit polak.

Protestuesi mbanin gjithashtu një efigji të madhe te vdekjes, duke zimbolizuar efektin e politikave të ndalimit të prodhimit bujqësor në BE.

“Krimbat le t’i hanë ata në Bruksel, ne jemi mësuar të hamë patate e mish derri”, tha një tjetër fermer, duke iu referuar sugjerimeve të BE për të ngrënë insekte e krimba në vend të mishit të blegtorisë, shkruan rrjeti FoxNews e Countryguide.

Demonstrata vjen në kohën e fushatës së zgjedhjeve të parlamentit evropian muajin që vjen.

Protesta u mbështet nga partia opozitari Ligj e Drejtësi, që u zëvendësua në fillim të vitit nga qeveria e Tusk.

Ky i fundit prej ardhjes në pushtet na nisur anulime të shumë politikave të qeverisë së mëparshme, përfshi dhe zbatim te rregullave bujqësore të udhëzuara nga BE.

Fermerët në Poloni dhe vende të tjera të bllokut kanë protestuar kundër politikave të BE për importet e ushqimeve të lira dhe reduktimit të prodhimit bujqësor në Evropë, sipas tyre për të mbrojtur ambjentin.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA