Zjarri ‘apokaliptik’ në depozitat kimike lë një të vrarë, 4 të plagosur në Tailandë (fotot)

09/05/2024 18:51

Të paktën një person është vrarë dhe katër janë plagosur sot nga shpërthimi i një zjarri gjigant në një depozitë kimikatesh në një kompleks industrial në lindje të Tailandës.

Zjarri në kompleksin Mab Ta Phut i raportuar herët në mëngjes u arrit të vihej nën kontroll rreth gjashtë orë më vonë, njoftonin autoritetet e krahinës Rayong.

Rreth 400 punonjës të impjantit si dhe rezidentë u evakuan thanë autoritetet, në dukje për t’u mbrojtur nga rreziqe të mundshëm prej zjarrit.

Ata shtonin se depozita në fjalë me kapacitet 2,500 metër kub mbante produkte petrokimike te djegshme, ndërsa nuk dihen shkaqet e zjarrit të tmerrshëm që e përfshiu.

Video e foto nga vendngjarja tregonin shtëllungat masive të tymit të zi që ngriheshin dhjetra metra në qiell.

Kompania tha në një deklaratë se po hetonte për shkaqet e zjarrit dhe se do të shtonte masat e parandalimit të një ngjarjeje të tillë. Zyrtarët shtonin se do të japin kompensim për personat e prekur nga aksidenti.

Kompania që zotëron depozitën është pezulluar më parë përkohësisht në 2021 për një tjetër aksident  me rrjedhje dhe zjarr ku tragjikisht humbën jetën tre njerëz dhe u plagosën dy të tjerë.

FOTO GALERI
2/5
Depozita në fjalë me kapacitet 2,500 metër kub mbante produkte petrokimike te djegshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA