Suli: Rama nuk e zgjodhi kot 12 majin për vizitën në Greqi. Kundërshton Rakipllari: Kryeministri grek tha që nuk do t’ia bëj të lehtë

09/05/2024 22:26

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, ka këmbëngulur në “Top Story” se Rama nuk ka zgjedhur kot datën 12 për të vrarë vizitën në Greqi.

Ai tha se në këtë datë u arrestua Fredi Beleri në Himarë, për korrupsion në zgjedhje.

Kjo gjë u kundërshtua nga drejtori i Përgjithshëm i Informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari, i cili tha se mediat greke raportuan se kryeministri i tyre ka deklaruar se nuk di t’ia bëjë të lehtë vizitën homologut të tij.

Suli: Vrasësi kthehet gjithmonë në vendin e krimit. Edhe Rama e bëri, vendosi të shkojë në 12 maj në ditën që kërkoi të varroste zgjedhjet në Himarë.

Rakipllari: Po të ishte në datën 13 s’do të kishit problem sipas jush?

Suli: Unë e di që Rama është lejuar.

Rakipllari: Kryeministri grek tha që nuk do t’ia bëj të lehtë.

Suli: Ai ka thënë nuk do t’ia lehtësoj për i përket protokollit. Sepse nuk është një vizitë zyrtare. Rama po vjen si kryetari i PS-së.

Rakipllari: Nuk do të kishte problem data 13 po të ishte vizita?

Suli: Po do të kishte, sepse Rama është i majtë Mitsotakis është i djathtë.

Rakipllari: Edhe Rama me Melonin janë të kundërt por kanë marrëdhënie shumë të mira.

 

 

Top Channel