“Koha për hapa të vështirë”/ Diplomati amerikan: Vettingu i domosdoshëm, kujdes dosjet e prapambetura

20/05/2024 15:16

Aktorët e drejtësisë dhe ndërkombëtarët u ulën sërish së bashku. Kësaj radhe për të gjetur formulën magjike që brenda 2027 shpresohet të zbresë stokun prej 100 mijë çështje në të gjitha gjykatat.

Duke theksuar se Vettingu ishte i domosdoshëm, i ngarkuari me punë i  SHBA David Wisner nxiti bashkëpunim për hapat më të ndërlikuar që priten

“Kur flasim për çështje gjyqësore të prapambetura tingëllon si një problem teknik. Ne të gjithë kemi parë imazhin e dosjeve të çështjeve të grumbulluara pirg në sallat e gjyqeve, por numri i çështjeve gjyqësorë të prapambetura është vonesë e drejtësisë për qytetarët e zakonshëm. Sekretari i Shtetit tha se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, por nëse do të jetë e suksesshme ju do ti mundësoni sistemit të drejtësisë që të japë drejtësi të vërtetë.

Zgjedhjet tuaja e vendosin sistemin e drejtësisë në themelet të forta dhe do të gjenerojë një të ardhme në drejtësinë që plotëson nevojat e gjithë shqiptarëve. Është për t’u theksuar që disa prej hapave që keni ndërmarrë për të përmirësuar situatën kanë qenë të dhimbshme, sepse Vettingu shkaktoi ndërprerje të punës por ishte i domosdoshëm. Tani është koha për hapa të ndërlikuar që janë po aq të rëndësishëm. Ju nxis të rrokni hapet e vështirë që trajtojnë sfidat e tjera”, tha ai.

Kreu i KLGJ, Naureda Llagami, i bëri apel jo vetëm gjyqtarëve por qeverisë për buxhet, një çështje e raportuar më herët nga Top Channel në të cilin KLGJ ngre shqetësimin se nuk u mbështet gjatë zbatimit të hartës së re.

Top Channel