Qeveria në Kenia shkatërron shtëpitë e banorëve të goditur nga përmbytjet, ata nuk dinë ku të shkojnë (fotot)

08/05/2024 19:24

Rezidentë të dëshpëruar shikonin sot sesi bulldozerët e qeverisë shkatërronin shtëpitë e lagjeve të varfra në brigjet e një lumi në periferi të kryeqytetit Nairobi.

Por banorët thonë se nuk u është dhënë asnjë alternativë për t’u zhvendosur.

“Ata na prishën shtëpitë pa na dhënë një vend tjetër ku të vendosemi, ku duhet të shkojmë ne?” thotë për rrjetin AFP, banorja Catherine Masai.

Pas disa javë reshjesh të rënda që kanë lënë shkatërrime të gjera në Kenia zyrtarët kanë urdhëruar evakuimin e personave që jetojnë në ‘zona të rrezikuara’.

Zyrtarët thanë dje se numri viktimave nga përmbytjet dhe reshjet e disa javëve ka kaluar 200 njerëz ndërsa shtonin se një ciklon tropikal rrezikon të sjellë të tjera reshje me pasoja.

Në perëndim të vendit lumi Nyando doli nga shtrati dhe përfshiu një stacion policie e tregun e qytezës Ahero, njoftonte policia.

Në anën tjetër të kufirit, zyrtarët në Tanzani thanë se cikloni kishte goditur me stuhi reshjesh por kishte humbur më pas fuqinë pasi arriti tokën e ishullit ‘Mafia’ në fundjavë.

Tanzania mbetet gjithashtu nga vendet më të goditura nga përmbytjet me më shumë se 100 të vrarë që prej muajit që shkoi, shkruan rrjeti AFP.

Zyrtarët kanë urdhëruar evakuimin e të gjithë atyre që jetojnë pranë lumenjve kryesorë ose digave, duke kërcënuar me evakuime të detyrueshme.

Presidenti kenian William Ruto tha në një fjalim se  panorama e motit “mbetej problematike” duke ia vënë fajin cikleve të dëmshme të thatësirës dhe përmbytjeve, që sipas tij vijnë nga mangësitë e mbrojtjes së ambjentit. /AFP/

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA