BE qëndrim të qartë ndaj Greqisë për mosmarrëveshjet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Nuk duhet të pengojnë anëtarësimin

08/05/2024 11:22

Komisioni Evropian shprehet se shpreson se Maqedonia e Veriut do të fillojë bisedimet e anëtarësimit me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur.

Lidhur me mosmarrëveshjeve dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe mes Shqipërisë e Greqisë, BE ka përsëritur qëndrimin se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të vonojnë procesin e anëtarësimit.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero i ritheksoi këto qëndrime kur u pyet në një konferencë për shtyp në mënyrë indirekte, për burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe nëse Komisioni e sheh atë si një çështje reptësisht dypalëshe apo që duhet të shqetësojë edhe BE-në.

Pisonero nuk pranoi të komentojë për çështjen Beleri, duke thënë se Komisioni nuk komenton çështjet gjyqësore në hetim, por po e ndjek atë.

Top Channel