Egnatia “mban gjallë ëndrrën” për dopietën, eleminon Vllazninë në gjysmëfinalen e “Final Four”

19/05/2024 22:16

Egnatia është kualifikuar mbrëmjen e sotme për në finale e madhe për titullin kampion të Shqipërisë.

Pas suksesit në Kupë, rrogozhinasit synojnë të bëjnë histori duke fituar edhe titullin më të rëndësishëm të sezonit dhe të sigurojnë “dopietën”.

Egnatia kaloi Vllazninë në gjysmëfinalen e “final four” falë renditjes më të mirë pasi koha e rregullt me 90 minuta përfundoi në barazim pa gola. Të dyja skuadrat luajtën një ndeshje tepër sulmuese me raste të shumta.

Rasti më i mirë në pjesën e parë erdhi në minutën e 18-të pas Zejnullai arriti të dërgonte topin në rrjetë por vetëm dy minuta më pas, arbitri e anulloi pas një rishikimi në VAR. E njëjta situatë u përsërit në pjesën e dytë në minutën e 62-të, pasi Ibrahimoglu shënoi për Egnatian, gol që ishte në pozicion jashtë loje.

Tashmë rrogozhinasit do të përballen me Partizanin në finale e madhe që do të luhet më 26 maj.

Top Channel