Video/ Vazo gjigante e Pashkëve thyhet në kokën e gruas gjatë ‘traditës’ së vjetër në Greqi (fotot)

07/05/2024 17:29

Tradita disa shekullore e ishullit grek Korfuz gjithmonë ka shkaktuar incidente qesharake mes vendasve.

Banorët e Korfuzit kanë shënuar ditën e Pashkëve me traditën e tyre të veçantë të lëshimit të vazove me ujë nga dritaret e ballkonët që nganjëherë ka shkaktuar incidente të papritura.

Teksa vazot përplasen në rrugë, banorët dhe turistët brohorasin kur lagen nga uji i përhapur.

Por një grua duket se e gjeti veten “me dhimbje koke” pas celebrimeve, teksa një vazo e lëshuar nga dritarja e bashkisë ra mbi kokën e saj.

Dhe në fakt nuk ishte një banor i zakonshëm që lëshoi vazon por vetë bashkiaku Spyros Halikiopoulo, sipas rrjetit vendas Corfu TV News.

Video tregon Halikiopoulo që shtyn vazon e madhe për ta hedhur, pa kontrolluar poshtë, ku dy vajza po kalonin.

Pas plasjes së vazos qytetarët shkuan në ndihmë të kalimtareve, një prej të cilave u dërgua në spital si masë parandaluese, e shoqëruar nga Halikiopoulo.

Halikiopoulos thotë se plagosje të tilla nga tradita kanë qenë të rralla.

“Megjithëse bashkiakët kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, dy vajzat dolën papritur poshtë ballkonit dhe një prej tyre u godit në kokë”, thuhej në një deklaratë.

Aty shtohej: “Kjo është një ngjarje e rrallë, pasi tradita kërkon që të bëhet kujdes që të shijohet momenti i veçantë dhe të evitohen aksidentet”.

Askush nuk e di me saktësi nga është origjina e traditës, por pranohet përgjithsisht se vjne nga venecianët që sundonin Korfuzin në shekullin e 14-të deri të 18-in.

Në Venecia njihet tradita e hedhjes nga dritarja e sendeve të vjetra për të festuar Vitin e Ri, shkruan rrjeti britanik Metro.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA