
SHBA/ Vrasja e tre vajzave nga babai i tyre, detaje të reja tronditëse: Ai i mbyti me një qese mbi kokë dhe ua lidhi duart
05/06 07:53
Vapa përvëluese vazhdon prej ditësh në Mumbai, teksa temperaturat janë disa gradë mbi normalen e stinës.
Termometri në qytetin indian shënoi mbi 40 gradë Celsius në fillim të këtij muaji, ndërsa në 16 prill, u regjistroi ditën më të nxehtë të prillit në dekadën e fundit.
Një video, kur disa majmunë zhyten në pishinën e një kompleksi në Mumbain veriperëndimor, në përpjekje për t’u freskuar, është bërë virale.
Vendi po analizon nëse vapa ka ndikuar edhe në pjesëmarrjen në zgjedhje, ndërkohë ekspertët thonë se ndryshimi i klimës i bën valët e të nxehtit më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive, ndërsa fenomeni El Nino po nxit motin jashtëzakonisht të ngrohtë të këtij viti.
Top Channel