Aktori i Hollywood vjen në ceremoninë e Putin pas zgjedhjeve, për të uruar ‘liderin e madh’ (fotot)

07/05/2024 16:36

Megjthse shumë pak do të kishin parashikuar diçka të tillë, ‘dashuria’ e çuditshme mes yllit të filmave amerikanë të aksionit Steven Seagal dhe diktatorit rus Vladimir Putin duket se sa vjen e thellohet.

Seagal bëri sot një paraqitje surprizë në ceremoninë e Putin pas fitores së zgjedhjeve të fundit presidenciale.

Putin u njoh si fituesi zgjedhjeve dhe po merr mandatin e pestë në drejtim të Kremlinit. Fitorja vjen mes zhurmave të shumta mbi autenticitetin e zgjedhjeve, ku presidenti i luftës së Ukrainës, mori 87.97% të votave.

Seagal erdhi në event i veshur me robën tij karakteristike të gjatë të zezë, me flokët e mbledhura fort prapa dhe me syze dielli.

“Ai është një lider i madh ,” tha ish-aktori tashmë 72 vjeçar, ndërsa kur u pyet më vonë se çfarë mendonte se do të sjellë e ardhmja, tha vetëm: “Presidenti Putin do të jetë më i miri.”

Ndersa personi që postonte videon ne rrjet komentonte: “Steven Seagal vjen në inaugurimin e radhës të Putin, një burrë i cili ka për detyrë të bëjë klounin e oborrit, për të bërë rusët të mendojnë se Amerika është qesharake”, shkruan rrjeti DailyStar.

Në videon e publikuar në rrjetin X, aktori amerikan që ka tashmë ka pasaportë ruse thuhej se kishte titullin “Përfaqësues i veçantë i ministri së jashtme ruse për marrëdhëniet #Rusi – SHBA.”

Faqja e rrjetit social fokusohet në fakt në zhvillimet e luftës në Ukrainë, ndërsa citonte Seagal të kishte thënë se “e ardhmja me një president të tillë, do të jetë më mirë”.

Fitorja e Putin vendosej gjithashtu në kontekstin e vdekjes së rivalit të tij politik Alexei Navalny, pas burgosjes në një kamp të izoluar prej vitit 2021 me akuza që Perëndimi i konsideron të inskenuara.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA