Vdes burri më i shëndoshë në Britani/ Detaje nga funerali i pazakontë, ja sa peshonte 33-vjeçari (Fotot)

06/05/2024 16:00

Burri më i shëndoshë në Britani ka vdekur papritur në moshën 33 vjeçare dhe u desh të ngrihej me vinç nga shtëpia e tij në Surrey, në jug të Londrës.

Tashmë të afërmit e Jason Holton tremben se nuk do të arrijnë t’i bëjnë një funeral të përshtatshëm pasi trupi i tij është tepër i madh.

Nëna e tronditur e Jason, Leisa thotë se po përpiqet të gjejë një krematorium për të birin.

“Do të na kushtonte shumë nëse do të varrosej dhe unë nuk kam para, do të kishte nevojë për hapësirë sa për dy varre. Do të më marrë malli shumë, unë e doja shumë”, tha Leisa.

33 vjeçari Jason, vdiq javës që shkoi nga dështimi i papritur i disa organeve dhe nga obesiteti.

55 vjeçarja Leisa, qëndroi pranë tij në spitalin Royal Surrey, Guildford, ku ai u transferua me ambulancë të veçantë dhe me ndihmën e gjashtë zjarrfikësve.

Ajo tha: “Kemi telefonuar disa shtëpi funerali dhe ato na kanë pyetur për përmasat e Jason por shqetësimi i është pesha pasi nuk mund të hyjë në makinën e funeralit”.

Jason u bë burri më i shëndoshë në Britani kur pararendësi Carl Thompson vdiq në vitin 2015.

Ai kishte nisur të shtonte në peshë kur ishte adoleshent pas vdekjes së të atit.

Leisa tregon se Jason ishte sëmurur disa herë prej mbipeshës së tij: “Mendoj se vdekja i erdhi nga ndalimi veshkave që i kishin dëmtuar dhe zemrën. Deri në fund ai ishte i shqetësuar për mua, nëse do të isha mirë. Ishte një njeri i shkëlqyeshëm, i dashur e i kujdesur”, tha gruaja, shkruan rrjeti britanik The Sun.

FOTO GALERI
3/3
Leisa tregon se Jason ishte sëmurur disa herë prej mbipeshës së tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA