Piloti i akrobacive ajrore Olivier Masurel ka humbur jetën tragjikisht në Spanjë kur një shkabë u përplas në xhamin e përparmë të avionit të tij, një vit pasi ai ishte kurorëzuar kampion i fluturimeve aerobatike në Spanjë.
Përplasja e tmerrshme ndodhi dje teksa ai kthehej për ulje në një aeroport në Madrid, pasi kishte marrë pjesë në spektaklin ajror në San Javier.
Avioni i shkatërruar i 42-vjeçarit franko-spanjoll shihej në imazhe të shpërndara nga zjarrfikësit vendas, të cilët thanë se kishte shpërthyer në flakë pas rënies.
Një zëdhënës tha: “Zjarrfikësit e Alcazar de San Juan shkuan pas njoftimit të një avioni të rrëzuar në autostradën CM-3012. Në të gjendej vetëm piloti që humbi jetën për shpërthimit të flakëve në mjetin ajror”.
Shfaqja ajrore e San Javier postonte një foto të Oliver dhe i bënte homazhe në një deklaratë: “Jemi të trishtuar për lajmin e aksidentit të rëndë të pjesëmarrësit të shfaqjeve tona Olivier Masurel. Një shpend ishte përplasur me kabinën e tij dhe ai humbi jetën. Jemi pranë miqve e familjarëve të tij në këtë humbje.”
“Pasioni i Olivier ishte fluturimi dhe ky aksident fatal i kushtoi jetën. Fluturo lart Olivier”, shtonin organizatoret.
Vitin e kaluar Olivier kishte marrë çmimin më të lartë të Shfaqjes Aerobatike të Spanjës dhe ka përfaqësuar vendin në shfaqjen botërore ajrore në Poloni në gusht 2022.
Bashkëpiloti i Olivier, Jim Bourke, i bënte homazhe atij duke kujtuar kohën së bashku: “Të gjithë ata që të njihnin janë zemërthyer pasi nuk ka shumë nejrëz në botë që habisin në ajër siç bëje ti. Mendoj për kujtimet e bukura me ty dhe fotot zbavitëse që kemi së bashku në ajër”.
Organizatorët e shfaqjes ajrore vlerësonin performancën e Olivier para vdekjes.
“Olivier dha një shfaqje të mahnitshme solo në tre ditët e eventit dhe me manovrat e tij mahniti rreth 400,000 spektatorët e pranishëm”, thane ata./TheMirror/
Top Channel