Arrestohet mësuesja 24-vjeçare pasi joshi nxënësin 11 vjeç/ Pas tre muajsh do martohej me të dashurin. Babai i të miturit hyn me forcë në shkollë dhe…

06/05/2024 09:32

Joshja e Madison Bergman për djalin 11-vjeçar doli në dritë kur nëna e tij dëgjoi djalin e saj duke folur me mësuesin e tij në telefon, sipas CBS News Minnesota.

Mësohet se prindërit e djalit të mitur kanë gjetur mesazhe në celularin e fëmijës së tyre të shkëmbyera mes mësueses dhe tij. Babai i 11-vjeçarit ka hyrë me forcë në shkollën fillore River Crest dhe ka rrëfyer çfarë kishte zbuluar.

Madison Bergman akuzohet se i ka treguar djalit se sa shumë i pëlqente ta prekte, sipas mesazheve që ata shkëmbyen, të cilat tashmë janë në duart e autoriteteve. Brenda çantës së saj, policia gjeti gjithashtu një zarf me emrin e të miturit që përmbante disa shënime të shkruara me dorë që tregonin se sa shumë ata putheshin.

Në një nga letrat, Bergman thuhet se shkruante: “E di që kemi një marrëdhënie të veçantë dhe të dua më shumë se kushdo në botë, por duhet të tregohem e rritur dhe të ndalem“. Nuk është e qartë se sa zgjati joshja, por Bergman u tha hetuesve se ajo mori numrin e telefonit të djalit nga nëna e tij në dhjetor, kur familja e 11-vjeçarit e ftoi atë në Alpet Afton për një pushim dimëror. Ishte i njëjti muaj që ajo u fejua me të dashurin e saj prej shumë kohësh, sipas rrjeteve sociale.

Sipas dokumentit, kur oficerët pyetën për mesazhet e shkëmbyera mes të dyve, Bergman thirri të drejtën e saj për një avokat.

Mësuesja e akuzuar që atëherë është vendosur në pushim administrativ dhe i është ndaluar të kontaktojë nxënësit, prindërit ose stafin e distriktit, u tha prindërve Distrikti i Shkollës Hudson në të njëjtën ditë me arrestimin e saj. Sipas mediave të saj sociale, Bergman do të martohej në korrik, më pak se tre muaj pas arrestimit të saj.

“Dasma është shtyrë për një kohë të pacaktuar. Dhe ndoshta nuk do të ndodhë. Sam është me të vërtetë i mërzitur dhe zemërthyer. Ai është i turpëruar dhe i zemëruar. Ai nuk e meritonte këtë. Të gjithë janë të indinjuar”, tha një mik i Sam Hickman të shtunën.

Bergman po përballet me akuzat për sulm seksual ndaj një të mituri. Pas arrestimit, ajo u lirua me kusht prej 25 mijë dollarësh. Asaj iu ndalua të ishte pranë shkollave dhe të merrte pjesë në ngjarje shkollore. Mësuesja do të dalë në gjykatë më 30 maj.

Top Channel