“Ndjenjat e Meritonit për Ilnisën thjesht në kuadër të lojës”, reagon banorja për deklaratën e “vjehrrit”: Dashuria jonë…

27/05/2024 08:10

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm të BBV3, Ronaldo Sharka ka pyetur Ilnisën për deklaratën që babai i Meritonit, Samiu bëri në “Cherry On Top”, në lidhje me dashurinë e tyre.

Babai i Meritonit kur e pyet se si e ka parë emocionet që shprehi Meritoni kur Ilnisa la garën, ai u shpreh: Gjitha i kemi marrë në kuadër të lojës brenda është tjetër gjë.

I vetmi koment i Ilnisës ishte se “dashuria thyen çdo kufi dhe barrierë dhe fjalët i merr era”.

Ronaldo Sharka: Deklaratën e babit të Meritonit, zoti Sami e keni parë në “Cherry on Top”?

Ilnisa: Padyshim që e pashë, por nuk është se kam ndonjë koment specifik. Por di të them që dashuria thyen çdo kufi edhe barrierë dhe fjalët i merr era.

Top Channel