Kapon apo Ramadanin, kë zgjedh aktori i “Portokallisë”? Lako: Për rolin e të fortit Dritan Hoxha mori në telefon….

06/05/2024 17:56

Aktori i “Portokallisë”, Ledio Lako, në një rrëfim për “Ftesë në 5”, krahasoi dy rolet e tij ikonikë Kapon dhe Ramadanin.

Për këtë të fundit, aktori e cilësoi si një rol delikat dhe se shpesh herë nuk është pritur mirë, kjo për shkak se në rol aktronte si qytetar nga Tirana, ndërsa në të vërtetë origjina e tij është nga Korça.

“Të gjithë mendojnë akoma që jam tirons. Tre pyetje janë bërë në Portokalli, ‘pse iku goni’, ‘sa e ke rrogën’ dhe e treta ‘nga je?’ Korçar apo tirons. Në fakt jam korçar.  Ramadani ka qenë rol delikat, disa njerëz nuk e kanë pritur mirë. Nuk kam dashur t’i denigroj si qytetar, kam prekur tema shumë të forta”, thotë Lako.

Edhe pse Kapon e quan një rol të fortë, aktori duket se pikë më të dobët ka Ramadanin. Ai gjithashtu tregon si lindi roli i të qenurit i fortë, të cilën duhet ta ndërthurte me komedinë.

“Kapo është rol i fortë, por Ramadani është më i vështirë në rolin e tij, më i grindur. Asnjë personazh nuk do ishte në maj pa kolegët. Kapo ka lindur rastësisht. Duhej një rol i të fortit, i thash Altinit që do e bëj unë. I bëj surprizë, u bëra me tatuazhe dhe kërkova një kostum serioz. Dola në skenë nuk më njihte. Ka marrë Dritan Hoxha në telefon Altinin dhe i ka thënë kush është ky korçari, mos ma hiq më. Dhe Altini ma ka thënë pas 10 vjetësh”, tregon aktori.

Top Channel