Ariana Grande përlot Londrën/ Dhjetë koncerte mbyllin turneun, këngëtarja tërhiqet përkohësisht nga jeta publike
Një grup djemsh shkolle që po shijonin një ekskursion në një tempull të shenjtë në Indi, pozuan për foto në ditën e tyre të pushimit pa e kuptuar tragjedinë që gjeti një shokun e tyre vetëm disa metra papa tyre.
Të rinjtë e shkollës së mesme të Bangalore po bënin banjë në pishinën e tempullit të lashtë Hindu, Gundanjaneya kur kishte ndodhur tragjedia.
Sanjay, një nga djemtë e grupit kishte vendosur të bënte banjë në ujin e gurëve masivë të tempullit, disa momente para fotos: “Ishte si një pishinë noti dhe ne kishim ecur në ekskursion gjithë ditën, prandaj Sanjay donte të notonte.”
Kështu që ai u hodh në ujë nga guri në ujë dhe u thirri shokëve të bënin të njëjtën gjë.
Teksa djemtë luanin në ujë Sanjay vendosi ta kujtonte momentin me një foto: “Ai mori celularin e tij dhe doli para grupit të miqve.
“Duke u kujdesur të marrte të gjithë në foto duke buzëqeshur, Sanjay bëri foton dhe më pas la telefonin në shkallët e pishinës për të vijuar banjën me miqtë e tij.
Vetëm një orë më vonë kur Sanjay doli nga uji, ai mori të shihte celularin dhe shikoi fotot që kishte bërë atë ditë.
Kur pa foton e djemve në pishine në atij i ngriu gjaku. Prapa grupit të djemve ai pa një objekt të errët.
Objekti ishte koka e shokut të tyre Vishwas që tashmë nuk shihej gjëkundi.
Arsyeja që ai kishte hezituar fillimisht të bënin banjë, ishte se Vishwas nuk dinte not dhe ishte tepër i turpëruar për ta pranuar, shkruan rrjeti britanik Daily Star.
Sanjay kishte kapur në foto kokën e mikut të tij që u mbyt vetëm disa metra larg grupit. Ai nxitoi t’i tregonte mësuesit por tashmë ishte tepër vonë.
Trupi i 17-vjeçarit raportohet se u gjet më vonë nga policia, ndërsa prindërit e të ndjerit fajësonin mësuesit ‘neglizhentë’ për vdekjen e djalit të tyre.
Top Channel