“E lëshojnë nervat” dhe dhunon gruan e dy vajzat e tij, 44-vjeçari shqiptar arrestohet nga policia greke

06/05/2024 11:01

Një tjetër incident dhune në familje ka ndodhur në Heraklion të Kretës, këtë herë me protagonist një 44-vjeçar nga Shqipëria.

Sipas mediave greke, 44-vjeçari fillimisht ka goditur njërën nga dy vajzat e tij dhe më pas, kur gruaja e tij dhe vajza tjetër kanë tentuar të ndërhyjnë, ai i ka goditur edhe ato.

Pas ngjarjes është bërë denoncimi në polici dhe autori është arrestuar. Deri më tani nuk bëhet i ditur identiteti i tij, ndërsa vajzat dhe gruaja ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel