Ushtria izraelite vret pesë palestinezë gjatë bastisjes në Bregun Perëndimor (fotot)

04/05/2024 21:55

Ushtria izraelite ka vrarë mëngjesin e sotëm pesë palestinezë gjatë një sulmi në një fshat pranë qytezës së Tulkarm në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor, konfirmonin ministria palestineze e shëndetesisë dhe ushtria e Izraelit.

Grupi militant Hamas tha se kater anëtarë të tij kishin vdekur nga sulmi në Deir al-Ghusun, ndërsa trupat e viktimave ishin marrë nga ushtria izraelite, tha ministria palestineze e shëndetësisë.

Trupi i viktimës së pestë raportohej se ishte i dëmtuar rëndë dhe nuk mund të identifikohej, tha në burimet palestineze, sipas rrjetit britanik The Guardian.

Ushtria izraelite tha se sulmi nisi pasi “një efektiv i saj ishte plagosur me armë zjarri dhe armë artizanale”.

Operacioni sotëm në Tulkarm thekson përplasjet vrasëse dhe në Bregun Perëndimor, pas masakrës në Gaza.

Prej përshkallëzimit të 7 tetorit, 492 palestinezë raportohet se janë vrarë nga ushtria izraelite ose kolonët izraelitë vetëm në Bregun Perëndimor në lindje të Gazës.

Ndërsa sulmi shtatë mujor në Gaza ka vrarë të paktën 35,000 palestinezë dhe ka kthyer në rrënojë shumicën e qytetit të banuar që tashmë është në krizë urie, sipas Kombeve të Bashkuara.

FOTO GALERI
2/3
Ushtria izraelite ka vrarë mëngjesin e sotëm pesë palestinezë gjatë një sulmi në një fshat pranë qytezës së Tulkarm në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA