Një sulmi rëndë ka ndodhur mbrëmë teksa deputeti gjerman Matthias Ecke është plagosur rëndë nga disa sulmues të paidentifikuar teksa vendoste postera elektoralë në një rrugë në Dresden.
41 vjeçari është sulmuar papritur nga të panjohurit duke u qëlluar me shkelma e grushte dhe është në gjendje serioze, njoftonte partia e tij Social-Demokrate.
Ai është kandidati kryesor i partisë për rajoni lindor të Saksonisë në zgjedhjet e Parlamentit Evropiane në qershor, për të cilat po bënte fushatë.
Kreu rajonal i partisë Henning Homan, tha për rrjetin gjerman Bild se tre ose katër persona ishin shfaqur papritur dhe nisën të ofendonin grupin që po vendoste posterat me “sharje homofobe” dhe më pas nisën t’i sulmonin ata.
Prej sulmit Ecke kishte humbur ndjenjat shtoi Homan, dhe do të duhet të qëndrojë në spital për një javë.
Policia tha se i njëjti grup personazh kishin sulmuar më herët dhe punonjës të posterave të Partisë së Gjelbër.
Ministrja e brendshme gjermane Nancy Faeser, tha se “nëse provohet që sulmi ndaj Ecke është i motivuar politikisht, është një sulm ndaj demokracisë”.
Partitë e qeverisë dhe ato të opozitës në Gjermani janë përballur me një seri sulmesh fizike e verbale nga anëtarë të publikut kohët e fundit dhe janë detyruar të shtojnë sigurinë.
Top Channel