Ukraina godet me dronë platformat nafte ruse në Detin Kaspik, ndërpritet prodhimi në dy rafineri
Policia gjermane ka tërhequr sot me forcë studentë dhe protestues të ulur prej ditësh para universitetit Humboldt në Berlin, që kërkonin fundin e luftës në Gaza dhe ndalimin e eksporteve të Gjermanisë për ushtrinë e Izraelit.
Prej një jave nga nisja e protestës, me sloganet e pankarta ata i kërkonin qeverisë gjermane të mbështesë armëpushim në konfliktin mizor, dhe të ndërpriten lidhjet e partneritetit me universitetet izraelite.
Më shumë se 50 policë u shfaqën mëngjesin e sotëm që bllokuan hyrjen e universitetit dhe larguan me forcë protestuesit.
Studentët e universitetit të Berlin, kishin shprehur kërkesat e tyre me slogane si “solidaritet me Gazën” dhe “çdo universitet në Gaza është një varrezë që financohet nga Gjermania.”
Vetë universiteti i Berlin kishte njoftuar studentët se disa nga sloganet e tyre shkelnin ligjin gjerman, në lidhje me nxitjen e urrejtjes racore me terma si “aparteid” ose “gjenocid”.
Zhvillimi sotëm vjen pas veprimeve të ngjashme policisë kundër studentëve pro-Palestinës në vende të tjera si Francë dhe SHBA, ndërkohë që konflikti rëndë vijon në Lindjen e Mesme.
Më shumë se 35 000 palestinezë janë vrarë nga fushata masive ushtarake e Izraelit kundër Gaza dhe zona të tëra rezidenciale janë shkatërruar e kthyer ne rrenoje nga bombardimet.
Ushtria thotë se fushata kryhet kundër grupit terrorist Hamas pas sulmit të 7 tetorit brenda Izraelit ku u vranë më shumë se 1000 izraelitë.
Top Channel