Vrasësi raportohej si një ‘maniak stërvitjeje, i fiksuar me veten’ që goditi fatalisht me thikë të dashurën qe donte të ndahej, teksa bija 10 vjecare e të ndjerës kishte tentuar ta ndalonte.
52 vjeçari Sven Lindemann, ka pranuar vrasjen e Monique Lezsak gjatë sulmit brutal me thikë, teksa qante në gjyqin në Victoria, kur lexoheshin detaje të ngjarjes.
Më pas gjykatësja Elizabeth Hollingworth kritikoi vrasësin duke i kërkuar të “ndalojë lotët e krokodilit.”
“Kjo nuk bind njeri, është pak vonë të pretendosh se je penduar”, tha ajo.
“Provat tregojnë krejt të kundërtën. Ai thotë se ajo i kishte shkatërruar jetën, pra pranon se e ka vrarë dhe thotë se ‘ajo i ka shkatërruar jetën’”, shtoi gjykatësja.
E bija 10-vjeçare e Lezsak ishte plagosur teksa tentonte të ndërhynte që Lindemann të mos i vriste nënën.
Prokurorja Kristie Churchill tha se Lindemann sulmoi brutalisht Lezsak me thikë më 30 maj të viti të kaluar.
Një natë para ngjarjes ata kishin debatuar pasi Lezsak i kishte dhënë fund lidhjes së tyre.
Ajo kishte folur me miq të saj për çështjen duke u thënë ‘kishte frikë se ai do të bënte diçka të pamenduar’.
Çifti kishin qenë bashkë për pesë vjet dhe ishin lidhur prej pasionit të përbashkët për stërvitjen dhe ‘bodybuilding’.
Lindemann raportohet se kishte lënë gruan dhe fëmijët e tij në jug të Australisë për marrëdhënien e re me Lezsak.
Në gjyq u tha se Lindemann kishte përdorur disa thika në sulmin e tij, ndërsa bija e të ndjerës Lily tha se i dashuri i kishte vrarë nënën sepse ‘ajo po ndahej prej tij.’
Avokatja e Lindemann, Lucinda Thies, i kërkoi gjykatëses Hollingworth të merrte në konsideratë pranimin e fajit dhe faktin se i akuzuari nuk kishte paramenduar vrasjen si dhe se nuk kishte precedentë penalë.
Psikologu Dr Patrick Newton tha se steroidët e përdorur nga burri mund të kenë shtuar nivelin e dhunës së ushtruar.
Lindemann, nga qyteti Adelaide, e përshkruan veten në rrjetet sociale si “i varur nga stërvitja”. dhe është baba i dy fëmijëve, shkruan rrjeti TheSun.
Gjyqi vazhdon.
Top Channel