Foto Ilustruese

Një operacion antidrogë është zhvilluar gjatë natës së 2 majit në zona të ndryshme në provincën e Viçencës në Itali, për të zbatuar urdhër arrestet e Gjykatës ndaj pesë personave shqiptarë e italianë.

Hetimi i nisur në muajt e parë të vitit 2022, ka çuar sot në ekzekutimin e masave shtrënguese në burg për shqiptarët K.B., B.D., banues në Schio, dhe M.A., banues në Thiene.

Po ashtu u ekzekutua edhe masa për detyrim paraqitje për shqiptarin M.K., dhe një italian me precedent të mëparshëm penal.

Gjatë operacioneve policore, u sekuestruan gjithsej 453 gramë marijuanë, telefona celularë, materiale ambalazhimi dhe mjete prerëse.

Shqiptari me iniciale B.D., banues në Thiene, u kap në flagrancë 135 gramë marijuanë.

Po ashtu, M.A., dhe M.R., të dy shqiptarë, dhe një italian, B.D., u liruan me kusht për bashkëpunim në posedim të paligjshëm të mbi 300 gram marijuanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA