Bimët e rralla të kapura nga doganat franceze, i dhurohen kopshtit botanik të Parisit (fotot)

02/05/2024 19:14

Bimë të rralla të trafikuara nga vende ekzotike si Meksika apo Madagaskar, u janë dhuruar tashmë kopshtit botanik të muzeumit të historisë natyrore të Parisit.

Zyrtarët shtonin se shfaqja publike e bimëve do të ndihmojë në sensibilizimin e trafikimit të tyre për motive financiare, tha Frédéric Pautz, drejtor i kopshteve Lorraine.

Ai shtonte se prapa këtij trafiku ka një “biznes të strukturuar” që shet bimët e rralla për shuma 500 deri në 1,000 euro.

Pas zbulimit të bimëve nga doganat, stafi është trajnuar për t’i njohur dhe kujdesur për to që më pas të bëhen donacion për kopshtet.

Drejtori Frédéric Pautz, thotë se ndalimi këtij trafiku sjell reduktimin e dëmtimit të këtyre bimëve.

“Këtu për shembull kemi një kaktus të vogël, që nuk është specie e rrallë por është haluçinogjene prandaj është çrrënjosur dhe zhvendosur shpesh e si rrjedhim ka nisur të rrallohet”, thotë Federic, duke iu referuar bimës nga merret droga e njohur si ‘meskalinë’.

“Prej nxitjes financiare trafikantët i kërkojnë ato në botën e egër, i çrrënjosin, i transportojnë. Por ato janë bimë të vjetra që duhet t’i respektojmë pasi rritja e tyre është shumë komplekse , si dhe kanë pamje të mrekullueshme”, shtoi ai për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA