Përjashtohet krye-opozitari kanadez që quajti Trudeau ‘kryeministër budalla’ (fotot)

01/05/2024 17:20

Konservatori kanadez Pierre Poilievre refuzonte të tërhiqte komentin e tij, çka i solli masë përjashtimi nga salla.

Krye-opozitari kishte quajtur kryeminsitrin Justin Trudeau “budalla” mes përplasjeve të fundit në sallë para zgjedhjeve të vitit që vjen.

Polemikat nisën pas kritikave ndaj Trudeau për nismat e dekriminalizimit të disa drogave të forta, sipas tij ‘për të reduktuar numrin e vdekjeve nga mbidozat në Kanada.’

“Kur do të marrin fund këto politika idiote nga ky kryeministër budalla”, pyeti ai në sallë, por kryetari liberal Greg Fergus, tha se komenti ishte i papranueshëm dhe i kërkoi disa herë ta tërhiqte.

Fergus më pas urdhëroi Poilievre të largohej nga salla dhe ai e bëri, por përsëriti sulmet ndaj Trudeau për çështjen e drogave jashtë me gazetarët.

“Ky është një kryeministër budalla që po shkatërron jetë,” tha ai në një postim në rrjetet sociale.

Poilievre ka akuzuar më herët kryeministrin si “ekstremist”.

“Ko nuk është një udhëheqje e përgjegjshme, është e rrezikshme për demokracinë dhe për kanadezët”, tha ai.

Zgjedhjet e ardhshme në Kanada mbahen në tetor 2025 dhe pritet që opozita të fitojnë bindshëm ndaj ‘liberalëve’ që janë në pushtet nga nëntori 2015./TheGuardian/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA