Kosovë/ Arsimtarët protestojnë në Ditën e Punëtorëve, marshim në Prishtinë, thirrje qeverisë: Duam dialog për kërkesat

01/05/2024 11:26

Edhe arsimtarët e Kosovës kanë protestuar në Ditën e Punëtorëve.

Protesta nisi nga kampusi i universitetit të Prishtinës me një ndalesë tek Ministria e Arsimit për të vazhduar deri te qendra e studentëve.

Pjesë e protestës janë edhe punëtorët e sektorit privat.

Duam dialog social për realizim të kërkesave, kërkojmë zbatimin e aneksit të kontratës kolektive, qeveri respekto pensionet, kërkojmë rritje page prej 30%

Top Channel