Vërshime në Prishtinë/ Shiu i rrëmbyer bllokoi rrugët e qytetit, shkaktoi edhe dëme

20/05/2024 15:30

Shiu i rrëmbyeshëm i mëngjesit të së hënës bllokoi disa rrugë të Prishtinës.

Dëmet më të mëdha u shkaktuan në rrugën Besim Ndreca në lagjen Veternik të kryeqytetit. Për orë të tëra rruga ishte e mbuluar në ujë, niveli që kishte arritur rreth 50 centimetra, duke e bërë të pakalueshme për vetura e këmbësor.

Megjithatë, dëmi ishte i konsiderueshëm, meqë uji depërtoi në disa prej bizneseve. Ekipet emergjente të kryeqytetit që në mëngjes kanë ndërhyrë për ta liruar rrugën.

“Pas shiut të rrëmbyeshëm të mëngjesit të hershëm, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale, të cilat ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar. Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencav”, thanë nga komuna e Prishtinës.

Deri te bllokimi rrugëve si pasojë e reshjeve atmosferike vjen për shkak të mungesës së kanalizimeve të mjaftueshme.

Ndërkohë, si pasojë e reshjeve, pati rrëshqitje dheu në rrugën Prishtinë-Gjilan, rrugë kjo është është në punime. Rreth mesditës, rrugët u liruan për qarkullim.

Top Channel