“Policia dhe SHISH në shërbim të krimit”/ Trondit gazetarja: Qytetari denoncoi, efektivi e ‘demaskoi’ si spiun

20/05/2024 21:24

Gazetarja Anila Hoxha, në një diskutim në “Top Story” për megaoperacionin e SPAK, “Metamorfoza”, u shpreh e tronditur për lidhjet e kriminelëve me policinë dhe institucionet e tjera të drejtësisë.

“Ne e kemi përmendur që metamorfoza është në vazhdimësi e sipër, në gusht 2023 u hap perdja dhe dolën element të botës së krimit. Edhe Dumani, në një nga raportet vjetore e bëri të qartë mosbesimin ndaj policisë, kishte marrë shkas nga indiciet që gjeneronin nga dosja. Metamorfoza ka mbledhur në një pe, me planet e tyre, të gjithë njerëzit e krimit, që pa mëshirë planifikojnë si do të eliminojnë kundërshtarët”, tha Hoxha.

Gazetarja kujtoi rastin e një qytetari nga një zonë në veri të vendit, që denocoi në polici një parcelë me drogë, por efektivi e demaskoi si spiun.

“Ajo që më ka shokuar është pozita e njerëzve që përfshijnë ligjin dhe institucionet e drejtësisë. Mënyra si njerëz të policisë bëhen një me krimin. Më ka shokuar një fjali kur një nga informatorët kishte njoftuar me shkrim dore policinë për një parcel droge dhe ai spiunohet. Informator mund të jetë një qytetar që do ligjin. Ky ishin një qytetar në veri që tregon si aty kultivohet drogë. Ky polici e fotografon dhe thotë bëni kujdes, dhe i nxjerr identitetin. Kjo më ka kthyer pas në 2015, kur policia kaloi një krizë të madhe me tradhtinë brenda llojit”.

Sipas saj, në dosjen e SPAK, del se si banda kriminale ishin të lidhura me Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Informativ Shtetëror.

“Për shembull përmendet emri i Ardian Nikulajt, që u vra, dhe thonë pastaj të bëjmë kujdes se ai do të na vërë pas policinë dhe sigurimin shtetëror. Kjo s’do të thotë se e gjitha policia është e kalbur, por ka nevojë për ndërhyrje emergjente.

Gjeja në gjykatë njerëz që ishin kapur me lojëra fati në telefon. Më kujtohet një person, që gjykata tha më jep argumente që ky person është pjesë e lojërave të fatit. Në fakt, ishte fasadë e shëmtuar që kapte njerëz për statistikë. Në të vërtetë, lojërat e fatit ishin aty. Kur vinte policia, organizatorët njoftoheshin”.

Top Channel