Ndeshja Dortmund-PSG

Dortmund ka surprizuar PSG-në në përballjen që kanë patur mbrëmjen e sotme në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale për Champions League.

Skuadra gjermane, ndryshe nga sa pritej, ka befasuar parisienët me një gol në minutën e ’36-të me anë të Niclas Fullkrug.

Pavarësisht se pati ende shumë kohë për të përmbysur rezultatin, PSG nuk arriti të shënonte.

Rasti kur iu afruan më së shumti golit, ishte me anë të Mbappe që goditi shtyllën në minutën e ’50-të.

Sifa ishte shumë e vakët sa i takon rasteve të krijuara, me francezët që disi nuk tentonin të sulmonin mjaftushëm portën e vendasve.

Ndeshja e ardhshme do të luhet të martën në Paris, ku do të vuloset se cila prej skuadrave do të kalojë në finale.

Top Channel