Ten Hag: Jua kam thënë, Bruno Fernandes prej vitesh ka qenë shumë i rëndësishëm te United

14/05/2024 22:54

Në prag të ndeshjes ndaj Newcastle, trajneri i Manchester United, Erik ten Hag deklaroi se Bruno Fernandes është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij.

Në prononcimin për mediet, holandezi theksoi se prej vitesh portugezi ka qenë shumë i rëndësishëm për “Djajtë e Kuq”.

“Gjatë gjithë viteve që ai ka qenë këtu, ai ka qenë një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për Manchester United dhe ka krijuar më shumë shanse në të gjithë Premier League-n. Shumë asistime, shumë gola, është e qartë se ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi Ten Hag./ Super Sport

Top Channel