Galliani: Nuk kam folur kurrë me Juventus-in për Colpani-n apo Di Gregorio-n

15/05/2024 19:26

Merkato e verës është shumë pranë, teksa te Monza kanë nisur projektin për edicionin e ardhshëm, teksa për disa prej elementëve kryesor të ekipit ka shumë interes.

Drejtori i Përgjithshëm i Monza-s, Adriano Galliani ka folur së fundmi në lidhje me këtë temë, veçanërisht për Andrea Colpani-n dhe portierin Di Gregorio, por gjithashtu foli edhe për të ardhmen e trajnerit.

“Palladino? Ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin, por ka ende kohë deri te vendimi përfundimtar. Ne jemi të kënaqur nga puna e tij dhe në fund të sezonit do të ulemi të diskutojmë. Di Gregorio dhe Colpani? Kam dëgjuar dhe lexuar se ne kemi pasur kontakte me Juventus-in për të dy lojtarët. Por, po ju them që ne nuk kemi pasur asnjë kontakt, jo vetëm me Juve-n, por me asnjë.” – tha Galliani.

Top Channel