Burgoset përjetë 46-vjeçari në Britani që vrau ish-të dashurën para fëmijëve sepse kërkoi të ndahej (fotot)

01/05/2024 15:43

Ish-partneri xheloz që vrau një nënë para dy fëmijëve të saj sepse ajo kërkoi të ndahej pasi ai e kishte tradhtuar, është burgosur sot me një minimum prej 27 vjetësh në Britani.

46 vjeçari Obert Moyo, sulmoi brutalisht 35 vjecaren Perseverance ‘Percy’ Ncube, në dhomën e saj të gjumit e më pas e ndoqi në rrugë për ta goditur me thikë, duke e lënë të vdekur.

Vajza e saj 10-vjeçare dhe djali 12-vjeçar kishin tentuar me guxim të ndalojnë Moyo të hynte në shtëpinë e familjes natën e 10 nëntorit, u tha në gjykatën e Manchester, në veri të Britanisë.

Përpjekjet e tyre arritën të ndalojnë përkohësisht sulmin teksa fëmijët shtynin prapa Moyo dhe gruaja doli jashtë dhe telefonoi numrin e emergjencës për të kërkuar ndihmë.

Por tragjikisht i akuzuari pas disa sekondash e arriti dhe e goditi menjëherë me thikë në gjoks duke i shkaktuar vdekjen.

Burri ishte i denuar me pare per dhune ndaj grave dhe i kishte skaduar koha e qëndrimit në Angli, prandaj autoritetet i kishin vendosur nje byrzykyk elektronik ne kavilje, por kjo nuk e ndaloi te kryente vrasjen makabre.

Prokurorja Eloise Marshall tha në gjykatën e Manchester: “Fëmijët dëgjohen në sfond në telefonatë. Ata u gjetën më pas pranë saj, duke u lutur për jetën e nënës”.

Moyo u largua nga vendngjarja por u arrestua një ditë më vonë, shtoi Marshall.

Javët para ngjarjes, burri që i kishte skaduar koha e qëndrimit në Angli, ishte parë shpesh nga fqinjët pranë shtëpisë.

Moyo ishte dënuar më parë për një tjetër sulm të rëndë ndaj një gruaje pas ndarjes, në vitin 2013 dhe kishte kryer episode te ngjashme dhe dy here te tjera./DailyMail/

FOTO GALERI
2/3
Burri ishte i denuar me pare per dhune ndaj grave dhe i kishte skaduar koha e qëndrimit në Angli

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA