Malet kineze në formë piramide, objekt kurioziteti e interesi turistik në Qianxinan (fotot)

30/04/2024 19:14

Turistë shihej që vizitonin sot malet Karst në formë piramide në rajonin jugperëndimor të Kinës, Guizhou.

‘Malet piramidë’ janë të bërë të njohura vetëm kohët e fundit dhe ashtu si struktura të tjera natyrale në formë piramidash në të gjithë botën, janë bërë objekt teorish nga më interesantet në rrjet.

Qytetarë dhe turistë kanë mbetur të mahnitur nga forma e dyshimtë e strukturave natyrale, aq sa spekulime të shumta janë dhënë për origjinën e tyre.

Shumë sugjerojnë se ato janë prototipe të piramidave të tipit egjiptian, të tjerë besojnë se janë krijuar nga natyra ose janë vendvarrime të lashta.

Por si gjithmonë në cështje kanë ndërhyrë ekspertët, duke u kërkuar spekulantëve të mos reagojnë ‘me ekzagjerime’.

Muajin që shkoi rrjeti kinez ‘Eyes News’ citonte profesorin e gjeografisë e mjedisit Zhou Qiuwen të thoshte se piramidat janë formacione natyrale, edhe pse shume të sofistikuara.

Zhou shtonte se malet e Anlong janë prej guri gëlqeror që datojnë prej 200 milionë vjetësh, dhe të krijuara fillimisht në ambjent detar, të shndërruar më pas në shtresat që shikojmë sot prej ndryshimeve të gjeologjjisë e klimës.

Por shumë përdorues në rrjet nuk bindeshin për shpjegimet “shkencore” duke thënë se piramidat mund të jenë ndërtuar nga civilizime të lashta që njeriu nuk i ka njohur.

Teori të tilla refuzoheshin nga Zhou, i cili në lidhje me formën e maleve, thotë se kjo mund të jetë pjesë e topografisë së zonës, e cila karakterizohet “nga shkëmbinj të tretshëm ose nga erozioni i ujit.”

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA