Deklarata për policët e korruptuar, PS nuk pranon kërkesën e opozitës për seancë dëgjimore me Dumanin. Naço: E thërrasim me Komisionin e Ligjeve

30/04/2024 15:27

Komisioni i Sigurisë Kombëtare nuk ka pranuar një kërkesë të bërë nga nëntë deputetë të opozitës për të thirrur në një seancë dëgjimore drejtuesin e SPAK, Altin Dumani lidhur me një deklaratë të tij për efektivë të korruptuar në radhët e Policisë së Shtetit.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço tha se kërkesën e opozitës ia ka dërguar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që do ta shqyrtojë në mbledhjen e ardhshme të Konferencës së Kryetarëve.

Në të njëjtën kohë Naço propozoi që kërkesa e opozitës të bëhet pjesë e axhendës së Komisionit të Ligjeve, i cili do të zhvillojë në 15 maj një seancë dëgjimore me Dumanin. Por propozimi i socialistëve nuk u pranua nga opozita.

Ervin Salianji dhe Flamur Noka, e cilësuan si akrobaci të kryetarit të komisionit, propozimin për të zhvilluar seancë të përbashkët me Komisionin e Ligjeve.

Flamur Noka e akuzoi Nasip Naçon si të kapur dhe se shumica ka frikë që kreu i SPAK, Altin Dumani të shkojë në Komisionin e Sigurisë.

Nasip Naço: Në lidhje me kërkesën tuaj, e kam lexuar me vëmendje nga ana formale…. E kam lexuar me vëmendje dhe i kam drejtuar një kërkesë zonjës Nikolla, në lidhje me kërkesën tuaj. Dhe pse çështjet lidhen me policinë janë fushë e përgjegjësisë së komisionit, i kam sugjeruar, se ka marrë akoma vendimin, raportimi vjetor të behet bashkë në një mbledhje.

Kjo kërkesë do të shqyrtohet dhe pas komenteve dhe qëndrimeve tua. Do të shqyrtohet në konferencën. Kërkesën tuaj e kam parë me durim. Ia kam bërë kërkesën Nikollës. Zoti Dumani do të jetë në Komisionin e Ligjeve dhe ju e ne të gjithë bashkë, nga s’kap i gjeni gjuhën, mund t’i përgatisni pyetjet dhe mund të bëni pyetje e surpriza zotit Dumani.

Ferdinand Xhaferraj: Ne e kemi gjetur dakordësinë. Kreu i SPAK thotë që policia pengon hetime. Mbas një deklarate të tillë, mos të thërritej për të dëshmuar, ju mund të vendosni si të doni

Plarent Ndreca: Kërkesa është cenim i pavarësisë së drejtësisë. Nuk e kuptoj arsyen pse duhet dëshmuar në këtë komision për një çështje konkrete që i përket sistemit të drejtësisë. Ose do ta lejojmë drejtësinë të vetërregullohet ose do e bëjë Parlamenti këtë gjë në funksion të cenimit të parimit të pavarësisë së pushteteve. Ne nuk e mbështesim kërkesën e opozitës.

Flamur Noka: Ne jemi komision i Sigurisë Kombëtare dhe një deklaratë e tillë, nga drejtuesi i një institucioni ligjzbatues, tregon një alarm të kuq për policinë e shtetit dhe rrezikshmërinë që prania. Komisioni është i detyruar ta realizojë seancën dhe jo ta diskutojë, çështje të alarmit të sigurisë kombëtare duhet të ishit ju, po aq të interesuar sa të vinte këtu kreu i SPAK dhe të informojë për këtë situatë.

Po flitet për një inkriminim të instancave shtetërore. Jeni këtu për ligjin apo për të mbrojtur korrupsionin dhe krimin. Vetë ai që lavdëroni çdo ditë, prokurori juaj politik ka vënë gishtin te kjo plagë e juaj.

Ervin Salianji: Ne kemi një shqetësim, nuk e di nëse e keni ju, ne jemi komision përgjegjës për policinë e shtetit dhe ka një deklaratë që është shqetësuese. Zoti Dumani ka thënë në shumë veprimet të cilat duhet ti kryejë në policinë e shteti, polica e shtetit në nivele të larta ka nivele të ndjekim të gjithë bashkë, të mos ndihet vetëm korrupsioni, a keni shqetësimin edhe ju për personat që mund të jenë të përfshirë dhe të lidhur me krimin, ne do të denoncojmë një gjë sot dhe ju e mbani zvarrë, ne jemi të gjithë si deputetë me të njëjtin qëllim, pavarësisht qëllimeve politike që iu jeni vendosur qëndrimit kushtetues.

Kërkesa është e qartë në konform me kushtetutën dhe rregulloren, duhet koordinuar me SPAK, por është një deklaratë publike që shqetëson cilido. Ju të na bashkoheni në këtë kërkesë, pro edhe nëse se bëni është detyrim që përcakton rregullorja e këtij parlamenti dhe duhet të parashtrohet kërkesa. Ju është kthyer SPAK në tmerr, keni frikë.

Top Channel