Thuajse e harruar, shqiponja më e madhe e Evropës ende lufton për mbijetesën (fotot)

29/04/2024 19:39

“Ky zog është zhdukur nga Franca rreth 130 vjet më parë dhe thuajse është harruar “, thotë zyrtari i qendrës ornitologjike në Alpet Franceze, të cilët po përpiqen të riprezantojnë në rajon shqiponjën bisht-bardhë.

Zyrtarët thonë se kjo specie “e jashtëzakonshme” është ende e kërcënuar nga gjuetarët ilegalë.

“Masa e sqepit të tyre është e mahnitshme. Unë mund të kaloj orë të tëra duke i parë”, thotë nga dhoma e kontrollit të kamerave monitoruesi Jacques-Olivier Travers, teksa një nënë shqiponjë këput copat e mishit të lepurit për të ushqyer dy të vegjëlit e saj.

Ky kopsht kafshësh është ngritur 30 vjet më parë dhe strehon 350 zogj predatorë të llojeve të ndryshme, që prej bufëve deri te kondorët e Amerikës latine, e gjithashtu 28 shqiponja bisht-bardhë, të njohura gjithashtu si ‘shqiponja peshkatare’.

Mes tyre janë 10 çifte që pjellin, disa zogj të te cilave do të lëshohen në fund të verës, si pjesë e programit të riprezantimit të tyre në botën e egër.

Megjithëse më parë shiheshin kudo në Francë e Gjermani, shqiponjat më të mëdha të Evropës me kapje krahësh deri në 2.5 metra, ishin zhdukur nga rajoni prej vitit 1892.

Zogu që është emblematik për disa vende si Gjermania, Austria e Polonia, është rishfaqur së fundmi në Francë, por numrat e tyre janë shumë më të paktë.

Zyrtarët shtojnë se më shumë se 10 shqiponja të reja që janë lëshuar prej tyre prej vitit 2022 janë vrarë nga gjuetarët.

Kujdestarët thonë tashmë se po pajisin zogjtë me një bukzylyk elektronik për të identifikuar vrasës të mundshëm të tyre, akt që dënohet me deri në 3 vjet burg dhe gjobë deri në 150,000 euro./AFP/

FOTO GALERI
3/7
Megjithëse më parë shiheshin kudo në Francë e Gjermani, shqiponjat më të mëdha të Evropës me kapje krahësh deri në 2.5 metra, ishin zhdukur nga rajoni prej vitit 1892.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA