Ndërtimet pa leje në Patok/ Arrestohet drejtori i IMT në Kurbin dhe ish-kryeinspektori i IKMT në Lezhë! Pezullohen nga puna tre të tjerë (EMRAT)

29/04/2024 12:26

Drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Kurbin dhe ish-kryeinspektori i IKMT në Lezhë, janë arrestuar nga policia për shpërdorim detyre mbi ndërtimet pa leje në Patok.

Në pranga për masën “arrest me burg”, ka rënë Jetmir Mzhika, 35 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, me detyrë drejtor i IMT, bashkia Kurbin.

Ndërsa për ish-kryeinspektorin e IKMT, Flor Gjini, 40 vjeç është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Po ashtu gjykata ka vendosur pezullimin nga detyra inspektorët e përfshirë në shpërdorimin e detyrës, konkretisht:

Rivelioni Ismalaj, 38 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin;

Shan Preçi, 57 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin;

Artur Përdoda, 41 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin.

Çështja po hetohet nga prokuroria e Lezës nën drejtimin e Sabri Kastratit. Vendimi është dhënë nga gjykata e Lezhës për shkak të disa ndërtimeve pa leje në Patok si dhe marrjen e inerteve nga lumi Mat, këto dyshohen të jenë arsyet që janë arrestuar dhe pezulluar nga puna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA