Ministri i jashtëm turk i thotë Blinken se ‘masakra në Gaza duhet të ndalojë sa më shpejt që është e mundur’ (fotot)

29/04/2024 17:56

Ministri i jashtëm turk Hakan Fidan, është takuar sot me homologun e tij amerikan Antony Blinken në Riad, ku raportohet se diskutuan për situatën në Ukrainë dhe marrëdhëniet bilaterale mes Ankarasë e Uashingtonit.

Rrjeti shtetëror turk Anadolu  tha se Fidan kishte theksuar me sekretarin e shtetit se ‘masakra e Izraelit në Gaza duhet të marrë fund sa më shpejt që është e mundur’.

Në takim Fidan tha se duhet shtuar presioni mbi Izraelin për ndalimin e sulmit pranimin e armëpushimit dhe lejimin e kalimit të ndihmës humanitare në Gaza.

Fidan e Blinken u takuan në kuadër të negojcatve të grupi të Kontaktit për Gazën, pranë takimeve dy-ditore të Forumit Ekonomik Botëror, njoftonte ministria e jashtme turke në rrjetet sociale.

Izraeli ka nisur një ofensivë brutale ndaj territorit palestinez që pas sulmit të 7 tetorit nga Hamas ku sipas Izraelit u vranë rreth 1200 izraelitë.

Ndërkohë 34,500 palestinezë janë vrarë që atëherë nga ushtria, dhe infrastruktura qytetare është shkatërruar nga bombardimet në Gaza. Më shumë se 77,600 njerëz janë plagosur dhe të mbijetuarit në Gaza janë në krizë humanitare dhe ushqimi.

Pas gjashtë muajsh lufte nga Izraeli, zona të gjera qytetare në Gaza janë në rrënoja dhe 85% e popullsisë është e zhvendosur brenda territoreve teksavuajnë mungesa të theksuara ushqimi, mjekimesh dhe uji, sipas Kombeve të Bashkuara.

FOTO GALERI
2/3
77,600 njerëz janë plagosur dhe të mbijetuarit në Gaza janë në krizë humanitare dhe ushqimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA