Ejona Karkini është përzgjedhur si fituesja e konkursit për logon kombëtare të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë🇦🇱, mes 64 aplikantëve.
Në profesion arkitekte, e apasionuar pas dizajnit dhe natyrës, Ejona na njeh me idenë që frymëzoi krijimin e logos e cila do jetë pjesë e festimeve zyrtare të sivjetshme në nder të 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Memoriali ikonë “Nëna Shqipëri” me flamurin shqiptar🇱 qëndrojnë kryelartë mbi përvjetorin historik në nder të heronjve e dëshmorëve që me trimërinë dhe sakrificën e tyre sublime.
Prej ditës së sotme, të gjitha autoritetet publike të Republikës së Shqipërisë, duhet të përdorin shkresat zyrtare me logon e 80-vjetorit të Çlirimit.
“80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë është miratuar si vit jubilar mbarëkombëtar nga Këshilli i Ministrave. Logoja e 80-vjetorit të Çlirimit është miratuar nga Komisioni Shtetëror i 80-vjetorit, pas një konkursi të hapur të zhvilluar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.Ky vit shërben për të përkujtuar një përvjetor të rëndësishëm të përfundimit të betejës së shqiptarëve për çlirimin nga pushtimi nazist dhe fashist, si një përkujtesë e detyrës qytetare të çdo shtetasi shqiptar për të mbrojtur atdheun kur ai është në rrezik”-Ardit Bido, drejtor DPA
Top Channel