“Injoranca nuk është kurrë argument”/ Berisha përplaset me Gogun në Kuvend: Zot fali se nuk dinë se çfarë thonë
Gazetarja Anila Hoxha është pyetur nga moderatorja Grida Duma në “Top Story” nëse janë të vërteta apo lajmet që qarkullojnë se këtë javë pritet arrestimi i një politikani të rëndësishëm.
Hoxha publikoi përgjigjen që ka marrë pas interesimit në SPAK .
Grida Duma: Së shpejti një arrestim i rëndësishëm? Për këtë bëhet fjalë?
Anila Hoxha: Parimisht fjalët që qarkullojnë pranë gjykatës së posaçme janë të tilla por janë ende të paverifikuar. Një politikan i lartë ose të shtunën ose të dielën, nëse nuk konfirmohet ngelet thashethem. Thashethemi ishte se SPAK kishte kërkuar urdhër arrest, por masa e sigurisë ishte kthyer, kjo ishte e pabazuar.
Reagimin më të fundit nga SPAK për Monika Kryemadhin dhe Metën nëse ka masë sigurisë dhe përgjigjja zyrtare e SPAK është “nuk kemi asnjë përgjigje apo koment për t’ju komunikuar” .
Top Channel