Mbrojtësi i ri i Barcelonës, Pau Cubarsí, është shumë afër rinovimit të kontratës me Barçën.
Sipas “El Mundo Deportivos”, drejtuesit “Blaugrana” dhe qendërmbrojtësi i ri 17-vjeçar kanë arritur tashmë një marrëveshje për çështjet që lidhen me rritjen e pagës, ndërsa mbetet vetëm për t’u specifikuar kohëzgjatja e kontratës së re.
Në konferencën për shtypin përpara ndeshjes kundër Valencias, trajneri Xavi Hernandez garantoi vazhdimësinë e De Jong dhe zbuloi se dëshiron huazimin e Vitor Roques. Rinovimi i Sergi Robertos, ndërkohë, varet nga ai vetë.
Ashtu si Yamal, Pau Cubarsí duhet të modifikojë kontratën aktuale duke marrë parasysh rolin e luajtur te “Blaugranat” dhe sapo të mbushë moshën madhore, në janar të vitit të ardhshëm, kontrata e negociuar tani do të hyjë në fuqi.
Nisur nga çështjet që lidhen me Fair-play-in financiar të La Ligës, ekziston mundësia që për të përfunduar kontratën e re, spanjolli të fillojë sezonin në ekipin B dhe vetëm më pas të thirret në skuadrën A. Kujtojmë që Xavi, pak ditë më parë, pranoi se kishte bërë prapakthuhu sa i përket vendimit për t’u larguar në fund të sezonit./SuperSport
Top Channel