Sportistja e ‘bodybuilding’ gjendet e lidhur dhe pa jetë, pas postimeve për ‘marrëdhënien toksike’ (fotot)

26/04/2024 15:27

Një sportiste e bodybuilding është gjetur e lidhur dhe e vrarë me thikë në klinikën ku punonte si psikologe, pasi kishte rrëfyer ne rrjet për një ‘lidhje problematike’.

42 vjeçarja Fabiana Maia Veras, u gjet dje pa jetë në klinikën Assu, në Brazil, ku punonte.

Ajo u gjet e lidhur dhe me gojë të mbyllur, teksa kamerat e sigurisë kishin regjistruar një burrë të paidentifikuar që hynte në klinikë me maskë në fytyrë.

Fabiana shihet që flet me burrin në fjalë dhe e fton të hyjë brenda, ku gruaja kishte dhe një dhomë private banimi.

I dyshuari besohet se ka qëndruar brenda vetëm 15 minuta dhe më pas është larguar me makinë.

Policia tha se ai kishte marrë me vete celularin e Fabiana, në dukje për të fshehur gjurmët e krimit.

Ai u arrestua një ditë më vonë jashtë shtëpisë së tij në Natal – rreth 180 km larg skenës së krimit të rëndë.

I dyshuari besohet se është një punonjës civil 41-vjeçar që ka pasur lidhje të mëparshme me viktimën.

Kreu i policisë së Assú, Valério Kurten, tha se dyshja njiheshin pasi Fabiana tregonte besim te burri megjithë fytyrën e tij të mbuluar.

Ai komentonte pamjet e regjistruara: “Ajo e përqafon atë kur takohen, prandaj ata e njohin njëri-tjetrin”.

Motivi i krimit është ende i panjohur por Fabiana ka qenë e afërt me ish-të dashurën e të dyshuarit.

Psikologia e ndjerë njihej për fizikun e saj të stërvitur dhe postonte shpesh në rrjet foto të stërvitjes dhe këshilla për shëndetin mendor për rreth 5,000 ndjekësit e saj.

Në një postim në shtator ajo shkruante: “Ka shumë sinjale për një marrëdhënie toksike, si mungesa e mbështetjes së ndërsjelltë, e komunikimit, frika dhe ankthi i vazhdueshëm, kërcënimet apo kritikat e maskuara si komplimente. Nëse i dalloni këto duhet të vlerësoni atë që po ndodh”. /TheSun/

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA